Bora Zemani ka festuar për herë të dytë ditëlindjen.

Moderatorja e dashur shqiptare festoi ditëlindjen me 9 janar, por nuk u ndal më kaq, shkruan lajmi.net.

Një tjetër festë me familjarë e miq ajo pati edhe mbrëmë ku mori vëmendje të madhe mediatike.

Disa nga të ftuarit në ditëlindje ishin Xhensila Myrtezaj, Klajdi Haruni, Bruno, Olti Curri, Semi Jaupaj, Olsa Muhameti, Arjan Konomi si dhe shumë konkurrentë të Për’puthen.

Por përveç këtyre emrave të njohur për publikun, një nga personazhet që mori vëmendje në ditëlindjen e Borës është edhe ish partneri i saj Vin Veli me të cilin e ka djalin.

Vini ishte dj i mbrëmjes ku po argëtohej mjaft shumë në ditëlindjen e ish partneres, duke treguar se mes tyre s’ka pasur vend për hatërmbetje.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *